Telegrafi

Diçka nuk po shkonte, çifti përleshen në pistë – pak para se të nisej aeroplani (Video)

Në një video të publikuar në internet shihet një çift të cilët po përlesheshin me njëri tjetrin në një pistë në Kunming Changshui International Airport.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një incident të ndodhur në pistën e këtij aeroporti më 18 prill.

Pas përleshjes verbale, bëhet e ditur më tej, sherri është kthyer edhe në përleshje fizike.

Madje, siç thuhet më tej, është dashur intervenimi i policisë për të ndaluar këtë përleshje.

Bëhet e ditur se shkaku i kësaj përleshje e cila kishte bërë që edhe fluturimi të vonohej, çifti është arrestuar. /Telegrafi/