Telegrafi

Diçka nuk është në rregull me imazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, të gjithë po pyesin se si u zhduk ora dhe alarmi në mur? (Foto/Video)

Një fotografi e Sekretarit amerikan të Shtetit në Afganistan, duke se është edituar me qëllim që të duket se ai ishte në Kabul, kur në fakt nuk ishte.

Rex Tillerson ishte takuar me presidentin afgan Ashraf Ghani, në bazën ushtarake amerikane afro 36 milje larg nga qyteti i Bagramit, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e publikuara nga Departamenti amerikan i Shtetit, shfaq Tillersonin në zyrën e presidentit që kishte një orë digjitale dhe një alarm të kuq të zjarrit të vendosur në mur.

Por, fotografitë e publikuar nga qeveria afgane, ora dhe alarmi në mënyrë misterioze ishin zhdukur.

Ndërkohë, edhe Departamenti i Shtetit edhe Ambasada amerikane pretendojnë se takimi ishte zhvilluar në Kabul, që duket se nuk është e vërtetë.

Më vonë Departamenti i Shteti ka përmirësuar deklaratën e lëshuar, ku pranon se takimi ishte zhvilluar në Bagram, në bazën më të madhe ushtarake amerikane në Afganistan.

Por, të gjithë kanë filluar të pyesin se pse është hequr nga muri ora gjatë takimit?

Supozohet se ndoshta pse tregon kohën “Zulu”. Ekziston një kod ushtarak për kohën ndryshe i njohur si “Coordinated Universal Time (UTC), të cilin e përdorin ushtria amerikane në mbarë botën. /Telegrafi/