Site icon Telegrafi

Diçka e re po vjen nga Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram/xhensilamyrtezaj)

Meqë jemi në prag të sezonit të verës, edhe këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, po përgatit diçka të re për fansat e saj.

Me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram, ajo bën të ditur se po vjen me projekt të ri muzikor.

Megjithëse nuk ka zbuluar akoma asgjë për publikun, zeshkania tashmë ka nisur xhirimet e kësaj kënge. “5 minuta për vete, së shpejti”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

“Sekreti im” mban titullin një prej realizimeve të fundit të bashkëshortes së Bes Kallakut në bashkëpunim me kompozitorin Pirro Çako.

Ky projekt i dyshes deri më tani në kanalin YouTube ka grumbulluar mbi afro dhjetë milionë shikime.

Kujtojmë që Xheni vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë dhe këtë periudhë ishte fokusuar më shumë te vajza saj, Ajka. /Telegrafi/

 

Exit mobile version