Site icon Telegrafi

Diçka e çuditshme po ndodhë me Diellin!

Në fotografinë në të cilën Dielli përballet me Tokën, të bërë më 28 shkurt, shihen disa njolla diellore, por aktiviteti i zakonshëm në këtë anë do të duhej të ishte jashtëzakonisht më i lartë.

Dean Pasnel nga "Godard" Space Flight Center pohon se ky është një qetësim dhe se maja më e lartë e aktivitetetit diellor ende nuk ka arritur.

Sipas tij, ky me të vërtetë është një maksimum diellor, por kjo është sjellje atipike e Diellit, ndërsa është e zakonshme që aktiviteti diellor të ndryshojë në një cikël të vetëm.

Amplituda e ciklit diellor mund të ndryshojë, për shkak se disa maksimume mund të jenë më të dobëta, ndërsa disa janë më të forta.

Dy ciklet e fundit diellore, në 1989 dhe 2001 kanë pasur dy maksimume diellore. Kjo është rezultat i një mini cikli brenda ciklit diellor, i cili zgjat rreth dy vjet. Sipas Pasnel, me siguri se diçka e ngjashme po ndodhë edhe tani. / Telegrafi /
 

Exit mobile version