Telegrafi

Dick Cheney kritikon ashpër bashkëpartiakët republikanë: Më nuk po ju njoh

Dick Cheney është RINO (republikan vetëm në emër).

Ish-zëvendëspresidenti – dhe anëtar i Kongresit – ka qenë prej kohësh një konservator që nuk kërkon falje. Kur ai dhe presidenti amerikan, George W. Bush lanë detyrën në fillim të vitit 2009, ai ishte konservatori që liberalët e urrenin më së shumti.

Cheney gjatë një interviste të fundit kritikoi ashpër partinë që i përket, veçanërisht rreth reagimit të tyre kolektiv ndaj trazirave në Capitol më 6 janar të vitit 2021.

“Nuk është lidershipi që i ngjan ndonjërit prej njerëzve që kam njohur kur kam qenë këtu para 10 vjetëve”, tha ai për cnn.

Cheney shkoi edhe më tej, duke thënë se “Jam thellësisht i zhgënjyer që nuk kemi udhëheqje më të mirë në Partinë Republikane për të rivendosur Kushtetutën”.

Vlen të përmendet këtu – siç do të bëjnë shumë republikanë – se vajza e Cheney, deputetja e Wyoming Liz Cheney, është zëri kryesor (dhe një nga të vetmit) brenda Partisë Republikane që i kërkon Republikanëve të dënojë atë që ndodhi më 6 janar dhe rolin e presidentit të atëhershëm, Donald Trump në nxitjen e kryengritjes.

Ndryshe, autoritetet amerikane tash e sa kohë kanë nis hetimet rreth “pushtimit” të Kongresit amerikan nga ana e mbështetësve të Trumpit, ku mbetën të vdekur pesë persona dhe dhjetëra u lënduan. /Telegrafi/