DiCaprio duket se nuk e di që ende është borxhli tek një koleg i tij hollivudian.
Ronan Keating ka thënë se është ende duke e pritur Leonardo Di Caprion që t’ia kthej paratë e huazuara vite më parë.
Aktori hollivudian në një rast pesë vjet më parë i kishte huazuar disa të holla, duke mos specifikuar shumën, këngëtarit irlandez gjatë kohës sa po luante poker në një kazino.
“Ne ishim në Sydney, ai ishte duke xhiruar Big Gatsby në atë kohë dhe kohë pas kohe po luante poker. Unë i dhashë disa qindra dollarë për t’u rikthyer në lojë. Unë kurrë nuk e pashë më përsëri, edhe pse mendoj se mendoi se atë mbrëmje fitoi”, tha Kiting.
Ai thotë se të dy ishin në audicion për filmin “Moulin Rouge” të Baza Luhrmannit, rol kryesor i cili në fund iu dha Ewan McGregorit.
“I tregova Leonardos se në asnjë mënyrë nuk ka mundur të luaj në atë film gjersa Leo nuk mund të këndonte. Ne të dy u pajtuam që të kemi talent tjerët”, tha Kiting.
Ndryshe, Caprio është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do të shfaqen vitin e ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/