Brad Pit dhe Leonardo DiCaprio kanë thënë në Kanë se ishin të lumtur që kanë punuar së bashku dhe shpresojnë që ta përsërisin një eksperiencë të tillë.
Aktorët e famshëm amerikanë kanë parakaluar në qilimin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë me rastin e shfaqjes premierë të filmit të regjisorit, Quentin Tarantino, “One upon a time in Hollywood”.
“Ne i përkasim të njëjtës gjeneratë, në të njëjtën kohë filluam një karrierë. Ishte shumë e lehtë për të punuar me Bradin. Shpresoj se kemi bërë lidhje shumë të ngushtë me film”, u tha gazetarëve DiCaprio.
Pitt tha në të njëjtën konferencë se dy prej tyre ishin të etur për të bashkëpunuar. “Ishte kënaqësi dhe shpresoj se kjo do të ndodhë përsëri,” tha Pitt.
Aktorët po qëndrojnë në qytetin francez në kuadër të edicionit të 72-të të festivalit, i cili konkurron edhe për çmimin Palma e Artë.
Ndryshe, filmi shqiptar “The Van” (Furgoni), nga Erenik Beqiri do të konkurrojë për herë të parë në festivalin e filmit në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër. /Telegrafi/