Telegrafi

DiCaprio dhe Pitt bëhen bashkë në filmin e ri

Leonardo DiCaprion dhe Brad Pittin do t’i shohim sërish në një projekt të përbashkët filmik.

Aktorët e famshëm hollivudian do të jenë protagonistë kryesor në dramën filmike për Charles Mansonin.

Se filmi mund të jetë një ndër më të shikuarit është edhe regjia e filmit, të cilën e bën Quentin Tarantino.

Aktorët do të shfaqen në filmin e titulluar “Once Upon a Time in Hollywood”, i cili do të xhirohet në Los Angelesin e vitit 1969.

Gjersa DiCaprio do të jetësojë yllin televiziv Rick Daltonin, Brad Pitt do të luajë dublerin e Cliff Boothit.

“Nuk mund të jem më i lumtur kur do të kem në ekip DiCaprion dhe Pittin në rolin e Rickut dhe Cliffit”, ka thënë Tarantino.

Theksojmë se ditë më parë Tarantino ka pohuar se për këtë film ka punuar gjatë pesë vjetëve të fundit. /Telegrafi/