Telegrafi

DiCaprio dhe e dashura e tij bëjnë aksident (Foto)

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Nina Agdal, kanë shpëtuar pa lëndime pas një aksidenti komunikacioni në Hamptons të New Yorkut.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur gjatë fundjavës, gjatë kohës kur aktori dhe modelja daneze udhëtonin bashkë.

Lexo po ashtu Kjo është e dashura e re e Leonardo DiCaprios (Foto)

Një zëdhënëse e policisë ka thënë për Newsday se aksidenti ishte i vogël dhe askush nga personat e përfshirë nuk është dërguar në spital.

Aktori 41-vjeçar është një vizitor i shpeshtë i Hamptons, ku i ka marrë me qira disa shtëpi, ndërsa qëndron atje me të dashurën e tij. /Telegrafi/