Leonardo DiCaprio dhe Camila Marrone janë bashkë pothuajse qe një vit, por çifti ka arritur të mbajnë lidhjen e tyre jashtë syrit të publikut.
Aktori dhe e dashura e tij dolën hapur në Festivalin e Kanës. Aktori 44 vjeçar të dielën u fotografua afër plazhit me bukuroshen 21 vjeçare, teksa i bënte asaj fotografi.
Dyshja ishin të kombinuar mjaft mirë dhe dukeshin më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.
Camila është modele e agjencisë IMG Models dhe LA Model Management dhe është një prej emrave më në zë në Amerikë. DiCaprio më parë ka pasur lidhje me Blake Lively, modelen australiane Kendal Lee Schulere Gisele Bundchen.
Përndryshe, e veçanta e femrave që ka pasur gjatë jetës aktori është se asnjëra nuk kishte më tepër se 25 vjet. /Telegrafi/