Telegrafi

DiCaprio dhe Agdal çift perfekt

Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio është partneri perfekt që çdo femër do të donte ta kishte në krah, gjë kjo që vihet re nga mënyra sesi ai i gjendet pranë të dashurës së tij.

Edhe pse pak muaj të lidhur çifti duket shumë i lumtur duke ecur hapur, në prani të paparacëve apo medias rozë pa i fshehur ndjenjat që ata kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, e dashura e tij, modelja ruse Nina Agdal ka nënshkruar një kontratë me një kompani shumë të rëndësishme në Amerikë dhe Leo i ka qëndruar pranë në çdo minutë të këtij takimi.

Me pas ata kanë dalë të përqafuar rrugëve të Nju Jork për të darkuar e festuar ngjitjen në karriere të modeles bukuroshe.