Telegrafi

Dibran Hoxhës i ndalohet hyrja në Fakultetin Filozofik

Aktivisti i shoqërisë civile, i cili është pjesë e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, Dibran Hoxha, ka bërë të ditur se pas arrestimit të tij të hënën së bashku me kolegun e tij, Rron Gjinovci, tanimë i është ndaluar hyrja në Fakultetit Filozofik.

Hoxha dhe Gjinovci u arrestuan pasi penguan profesorin e UP-së, Bujar Dugolli, gjatë detyrës së tij zyrtare, ku ishte duke ligjëruar para studentëve.

Ndalimin për të hyrë në fakultet e ka bërë të ditur vetë Hoxha me anë të një postimi në Facebook, teksa ka shtuar se kjo ka ndodhur me arsyetimin se kanë urdhër që të mos e lejojnë hyrjen e tij në fakultet.

“Sapo me ndalun me hy n’Fakultet Filozofik me arsyetimin qe kane urdher mos me leju ni gja te tille. Urdhrin qe e lëshon veç gjykata n Kosove, e paskan marr Dekani Dashamir Berxulli dhe plagjiatori Bujar Dugolli. Kta duhet me dite nihere e përgjithmonë qe institucioni publik nuk është shpi e tyre, edhe na do t ja bëjmë te ditur çdo dite e ma shume këtë fakt”, ka shkruar Hoxha.