Dibra e cila e cila ishte vatra e parë e coronavirusit në Maqedoni, në 30 ditët e fundit nuk ka të infektuar të rinj.
Numri i të infektuarve mbetet 51, prej tyre dy janë nga Qendër Zhupa, dy personat që u infektuan të parët. Nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve, 47 janë shëruar dhe vetëm katër persona humbën jetën, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të dhënat e sotme nga MSH vërtetojnë se tashmë një muaj nuk ka të infektuar të rinj me Covid-19. Kjo do të thotë se situata epidemiologjike është stabile, megjithatë ju bëjmë apel edhe më tej të respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteve, për shkak se disiplina është një nga elementet kryesorë që na çuan në tejkalimin e gjendjes së mëhershme”, thonë nga Shtabi Operativ Komunal.
Kur bëhet fjalë për respektimin e masave dhe rekomandimeve, dibranët me disa përjashtime të vogla, respektojnë në maksimum mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar shkelje të orës policore dhe as ndonjë prishje të rendit dhe qetësisë publike, vjedhje apo aksidente./Telegrafi/