Në shenjë solidarizimi dhe mbështetje me të prekurit në tërmetin katastrofal në Durrës dhe rajon, Këshilli i Komunës së Dibrës sot vendosi të ndajë ndihmë financiare në vlerë prej 300 mijë denarëve.
Vlera është përcaktuar sipas mundësive të vetëqeverisjes lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli njëherit vendosi sot të jetë ditë zie në Komunën e Dibrës për viktimat në tërmetin në Shqipëri.
Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka paralajmëroi edhe mundësi në Durrës të dërgohet ekip i njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Dibra për çka tani më është dorëzuar kërkesë dhe pritet thirrje nga ana e autoriteteve kompetente të Shqipërisë.
Në seancë, këshilltarët janë informuar edhe për aktivitetet e shoqatave të qytetarëve për grumbullimin e ndihmës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri./Telegrafi/