Afarsitët e Dibrës bëjnë rreth 90 kilometër rrugë për të zhdoganuar mallrat dhe prodhimet, edhepse kalimin kufitar Blatë me Shqipërinë, e kanë vetëm 4 kilometër afër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për ta kryer këtë procedurë, afaristët nisen drejt Qafë Thanës, prandaj edhe kërkojnë që edhe në Dibër të hapet një terminal doganor.
Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata thotë për Alsat-M se një terminal doganor është mëse i nevojshëm në Dibër, ndërkaq një kërkesë nga afaristët është dorëzuar te organet përgjegjëse, por ende nuk ka ndonjë përgjigje./Telegrafi/