Site icon Telegrafi

Dibra ka vetëm një grua drejtore

Në Ditën ndërkombëtare të gruas, Dibra nuk mund të lavdërohet se gruaja dibrane ka vendin e merituar kur bëhet fjalë për funksionet udhëheqëse.

“Edhe pse Dibraqë moti i ka tejkaluar tabutë tradicionale për barazi gjinore, megjithatë është shumë rrallë gruaja udhëheq me ndonjë institucionet, Shumë gra kanë arsim të lartë, kanë cilësi, dinë gjuhë të huaja, por për fat të keq vetëm një institucion ka drejtor gra”, thotë Arbana Qormemeti, profesoreshë në gjimnazin e Dibrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha është Hajrie Daçi që udhëheq çerdhen e Dibrës ‘Breshija’.

“Çdonjëri në Dibër e din meritën e madhe të Daçit, e cila çerdhen në Dibër e transformoi në vend ku njerëzit kanë kushte ideale për arsim”, thonë bashkëqytetarët.

Megjithatë, dibranet mund të lavdërohen me numrin e përfaqësuesve në Këshillin e Komunës. Nga 15 këshilltarë që numëron komuna, pesë janë gra./Telegrafi/

Exit mobile version