Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër është regjistruar një rast me coronavirus, me çka e bën rastin 2-të për javën që kaloi.
Që nga fillimi i epidemisë, përkatësisht që nga shfaqja e rastit të parë, më 26 shkurt, deri tani Dibra ka pasur 110 persona të infektuar, prej të cilëve tre janë nga Zhupa. Gjithsej 48 janë shëruar, katër persona humbën jetën dhe 58 janë raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga numri i përgjithshëm, në fazën e parë të pandemisë janë 51 raste, ndërsa nga 5 qershori nisi edhe faza e dytë me 59 të infektuar.
Nga Shtabi Operativ ju bëjnë apel qytetarëve të respektojnë masat, të mbajnë maska, të mbajnë largësinë trupore, higjienën dhe të mos grupohen./Telegrafi/