Rreth orës 14:00, Fadil Hoti 36 vjeç është grindur me Nuri Kacin 32 vjeç për prerjen e pishave në mal. Pas fyerjeve në drejtim të njëri-tjetrit, Hoti që ishte i pajisur me armë zjarri e shkreh atë në drejtim të Kacit, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas kryerjes së krimit, autori duket se është penduar dhe më pas ka tërhequr këmbëzën e armës së zjarrit dhe e ka shkrehur në drejtim të vetes. 36-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Dibrës në gjendje të rëndë, raportoi BW./Telegrafi/