Site icon Telegrafi

Dibër, shpërthim në banesë, vdesin motër e vëlla

Mësohet se dy fëmijët e familjes Kurti pas shpërthimit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktimat jane Mavlin Kurti, 19 vjeç dhe Nexhmije Kurti, 20 vjeç. Kurse nëna e tyre Violeta Kurti është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjence në Spitalin Ushtarak.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qënë aksidentale. Pas shpërthimit të një bombole gazi, ka marrë flakë edhe tritoli që i zoti i shtëpisë kishte bërë gati për peshkim, duke shkaktuar edhe tragjedinë. Nga shperthimi edhe banesa e familjes Kurti ka pesuar demtime te konsiderueshme. /Telegrafi/
 

Exit mobile version