Site icon Telegrafi

Dibër, policia bllokon gjashtë galeri kromi

Policia ka bllokuar gjashtë galeri të nxjerrjes dhe shfrytëzimit të mineralit të çmuar si dhe rreth 900 ton krom. Për pronaret e tyre ka nisur procedimi penal për zhvillim të aktivitetit pa licencë, pa leje shfrytëzimi dhe ç’është më e rëndësishmja pa sigurim të jetës së minatorëve.

Pritet që policia të sekuestrojë edhe dy galeri të tjera me dy mijë ton krom, pasi edhe pse punojnë prej vitesh nuk dihet kush i shfrytëzon./Telegrafi/
 

Exit mobile version