Telegrafi

Dibër, për banjë falas dhe fundjavë turistike kanë aplikuar 240 pensionistë

Pensionistët nga Komuna e Dibrës dhe Qendra Zhupë, kanë treguar interes të madh për shfrytëzimin e rekreacionit falas klimatik në banjë, por më pak janë të interesuar për fundjavë turistike falas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Njësia rajonale e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon edhe Komunën Qendra Zhupë, nga numri i përgjithshëm i kërkesave vetëm rreth 4% janë për fundjavë turistike.

“Pensionistët nga Komuna e Dibrës dhe Qendra Zhupë si duket më shumë dëshirojnë të shkojnë në banjë falas se sa në fundjavë turistike. Në thirrjen nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, kërkesa kanë dorëzuar 240 pensionistë, por prej tyre vetëm tetë për fundjavë turistike falas”, deklaroi Bardhyl Ballanca, referent në Njësinë rajonale të Dibrës.

Volitshmëritë në këtë projekt qeveritar deri më tani i kanë realizuar mbi 360 pensionistë nga Komunat Dibër dhe Qendra Zhupë./Telegrafi/