Interesim të madh ka te pensionistët në komunën e Dibrës dhe Qendra Zhupë, për shfrytëzimin e volitshëm që jepen me projektin qeveritar për rekreacion klimatik falas në banjë dhe fundjavë falas turistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Nga 20 janari kur filloi parashtrimi i kërkesave, deri sot, për këtë volitshmëri kanë aplikuar 133 pensionistë. Përqindja më e madhe nga kërkesat e dorëzuara ose mbi 90%, janë për rekreacion klimatik falas në banjë. Deri në fund të afatit, 20 shkurt, pritet që numri të jetë më i madh’, thekson Bardhyl Ballanca, referent në Njësinë afariste të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor në Dibër. /Telegrafi/