Pas njohurive paraprake operacionale, në territorin e Dibrës, në vendin e thirrur “Raçki Most”, nga ana e forcave policore në Stacionin policorë të Dibrës, u gjetën dy thasë me materie të ndryshme.
Pas ekspertizës krim-teknike, është përcaktuar se bëhet fjalë për 9.584 kilogramë lëndë narkotike. Droga ka qenë e paketuar në sasi të vogla të gatshme për shitje.
Pas masave dhe aktiviteteve të mëtutjeshme, u vërtetua identiteti i personit të përfshirë në këtë rast tëtregtisë së paligjshme me drogë dhe bëhet fjalë për B.D. (38 vjecarë) nga Dibra, njëkohësisht kryerës edhe i veprave të tjera të rënda(kryerës i vjedhjeve të rënda, falsifikim të parave). I dyshuari u lokalizua, dhe dje më 06.02.2018 u privua nga lira dhe u ndalua në Stacionin policor të Dibrës për sqarim të rastit.
Dje në të njejtën kohë, pas sigurimit të urdhërit gjyqësor, janë kryer kontrolle në tri lokacione, ku në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën dhe u konfiskuan dy valixhe me mbetje të lendës narkotike.
Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj personit në fjalë, B.D., do të ngrihet akuzë penale për dyshimet e kryerjes së veprës penale të “prodhimit të paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”./Telegrafi/