Telegrafi

Dibër, kërcënohet një adoleshente me fotografi kompromentuese

Stacioni Policor në Dibër ka ngriur padi penale kundër R.A (20) nga fshati Elevcki, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “kërcënim”.

Sipas informacioneve nga policia, gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, i padituri i ka bërë foto erotike një adoleshentes me të cilën ka qenë në lidhje dashurie, ndërsa më pas e ka kërcënuar duke i kërkuar edhe më tej fotografi tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të revoltës së ndërprerjes së lidhjes së dashurisë, R.A një pjesë të fotografive përmes rrjeteve sociale ia ka dërguar babait të vajzës, si dhe disa shokëve dhe kushërirëve të saj.

Gjatë kontrollit të telefonit celular të të paditurit, janë gjetur disa fotografi nga e dëmtuara./Telegrafi/