Site icon Telegrafi

Dibër, janë paraqitur 1379 tatime vjetore

Në katër ditë para fundit të afatit, në Zyrën e taksave në Dibër, e cila punon në kuadër të Drejtorisë rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë, janë paraqitur 1,379 paraqitje të tatimeve vjetore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Zyrën e taksave në Dibër, e cila e mbulon edhe Komunën Qendër Zhupë, ditëve të fundit po rritet numri i qytetarëve që dorëzojnë paraqitje. Për vetëm disa ditë janë dorëzuar mbi 500 paraqitje ose gjithsej 1,379 paraqitje”, deklaroi për AIM Goce Veselinovski, zëdhënës i Drejtorisë rajonale.

Veselinovski pret që paraqitje për tatimin vjetor të jetë më i madh se vitin e kaluar, ku u paraqitën 1,740 obligacione./Telegrafi/

Exit mobile version