Një vajzë 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin, në njësinë administrative Arras në Dibër, njoftoi policia lokale.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.