Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesnatën e së shtunës në fshatin Lurë e Vjetër të Dibrës.
Si pasojë e daljes nga rruga e një mjeti tip Land Rover fuoristradë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme 27-vjeçari me inicialet F.K., banues në fshatin Lurë, i cili ishte pasagjer në mjet.
Ndërsa ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasi Ndriçim Çuku, 30 vjeç. Forcat e Komisariatit të Policisë së Dibrës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe gjendja jashtë çdo standardi e rrugës në fshatin Lurë, kanë qenë shkaktarë të aksidentit.
Policia e Dibrës ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe pritet që ndaj tij gjykata të vendosë masën e sigurisë.