Telegrafi

Diaz: Maradona ka nevojë për mbështetjen tonë!

“Ajo që duhet të bëjmë është ta mbështesim Maradonan dhe ekipin kombëtar. Duhet të kualifikohemi, dhe është e rëndësishme ta mbështesim Diegon. Situata aktuale nuk është e lehtë, ai po jep maksimumin ashtu që gjërat të shkojnë mirë, dhe ju duhet ta admironi për këtë gjë”.

Argjentina duhet t’i sigurojë të tria pikët në ndeshjen e të shtunës kundër Perusë ashtu që të mbetet në garë për një vend në Afrikën e Jugut.