Site icon Telegrafi

Diaz ka luajtur për Republikën Dominikane, por shpreson të ftohet nga Spanja

Sulmuesi i Lyonit, Mariano Diaz, shpreson t’i bëhet një thirrje për ekipin kombëtar spanjoll pavarësisht se ka luajtur më parë për Republikën Dominikane.

24-vjeçari ka arritur të shënoj tashmë gjashtë gola në tetë paraqitje në Ligue 1 që nga kalimi i verës nga Real Madridi.

Paraqitjet e tij të mira me skuadrën e madhe franceze kanë bërë që Diaz të shpresoj të kapë syrin e trajnerit të Spanjës, Julen Lopetegui.

Lexo po ashtu Zidane nuk i besoi, por Diaz po shkëlqen me gola te Lyoni (Video)

Nëna e sulmuesit të Barcelonës është nga Republika Dominikane, për të cilin ai luajti dhe shënoi gol në fitoren 3-1 ndaj Haitit në vitin 2013, por ai e sheh të ardhmen e tij me kombëtaren La Roja.

Diaz gjatë ndeshjes së tij me Republikën Dominikane

“Do të doja të luaja për ekipin kombëtar spanjoll”, ka thënë fillimisht Mariano për Radio Marca.

“Është një objektiv i madh i imi që po punoj, por përfundimisht është vendimi i trajnerit Julen Lopetegui”.

Lexo po ashtu Diaz ëndërron rikthimin te Reali

“Nuk e di nëse Madridi ka një mundësi për të më blerë dhe unë nuk kam folur me Zidanen që kur jam larguar, por kam nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Lyonin”.

“Ky klub më tërhoqi mua dhe Zidane më rekomandoi që të vija këtu për shkak të madhësisë së klubit dhe konkurrencës së madhe”, përfundoi sulmuesi Diaz. /Telegrafi/

Exit mobile version