Telegrafi

Diaz me fjalë të mëdha pas triumfit dhe zbulon rivalin e radhës: Tani është koha që të marr frenat e këtij sporti në dorë

Nate Diaz ka triumfuar në UFC 241 pas tri viteve mungesë.

Sportisti i arteve të përziera parciale ka mposhtur ish-kampionin Anthony Pettis në ngjarjen UFC 241 me vendim të gjyqtarëve në Kaliforni.

Pas triumfit ndaj Pettis, Diaz ka thënë se është rikthyer në UFC për t’i marr frenat e këtij sportit në dorë.

“U riktheva pasi të gjithë ata që janë aktualisht në UFC ta shpifin”.

“Tani është koha që të marr unë frenat në dorë të këtij sporti”, deklaroi Diaz.

Krejt në fund amerikani foli edhe për kundërshtarin e radhës.

“Do të jetë Jorge Masvidal”, përfundoi 34-vjeçari Diaz. /Telegrafi/