Site icon Telegrafi

Diaspora për 10 muaj dërgon mbi 660 milionë euro në Kosovë

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta në Kosovë, ekonomia e Kosovës, po varet nga remitencat.

Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se nga muaji janar deri në muajin tetor të vitit 2018, vlera e mjeteve monetare të dërguara nga mërgimtarët ka arritur shifrën e 662.9 milionë euro.

“Në vitin 2017, vlera e remitencave të dërguara nga mërgimtarët arriti në vlerën prej 758.7 milionë eurosh”, tha Ahmeti, për televizionin publik të Kosovës (RTK).

Ai tha se në periudhën e njëjtë të vitit 2017, vendet nga të cilat më së shumti mërgimtarët i kanë dërguar paratë në vendin tonë prinë Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA dhe vendet tjera.

Lexo po ashtu 10 vendet me dërgesat më të mëdha të remitencave në Kosovë

Ndërsa, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se megjithëse diaspora po ndihmon shumë para në Kosovë, kjo po ndikon në konsumin ditor dhe nuk ka ndonjë agjendë të qartë për mjetet nga diaspora dhe nuk ka politika të mira ekonomike për to.

Lexo po ashtu Për katër muaj rreth 235 milionë euro nga diaspora

“Duhet të bëjmë më shumë për kategori, institucionet e Kosovës duhet të krijojnë politika që ato para që janë qindra miliona euro të jenë në shërbim të zhvillimit dhe jo vetëm të konsumit dhe të eksportimit të parasë së gatshme”, tha Gërxhaliu.

Lexo po ashtu Sezoni i verës rrit dërgesat e diasporës në Kosovë

Ai tha roli i diasporës në zhvillimin e Kosovës është multidimensional.

Ndryshe, diaspora kosovare llogaritet si njëra ndër ato që dërgon miliona euro në vendlindje. /Telegrafi/

Exit mobile version