Telegrafi

Diaspora maqedonase: Të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve

Shoqata e maqedonasve në Ohajo dhe Detroit, shprehen të shqetësuar nga puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ata kërkojnë që të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi të shqetësuar nga joprofesionalizmi dhe tentimi për falsifikim të zgjedhjeve nga KSHZ-ja. Duam t’i pyesim ata parti politike, që nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjve, çfarë qëllimi kanë”, thuhet në komunikatën e diasporës së Maqedonisë në Ohajo dhe Detroit.

Gjatë ditëve të kaluar, mbështetje për OBRM-PDUKM-në kanë deklaruar edhe organizatat e diasporës së Maqedonisë nga Australia, dhe gjithashtu bënë thirrje që përfaqësuesi e huaj të ndalojnë të përzihen në punët e brendshme të shtetit./Telegrafi/