Site icon Telegrafi

Diaspora maqedonase në Australi, ura lidhëse ndërmjet Maqedonisë dhe Australisë

Ministresha australiane për Punë të Jashtme, Julie Bishop, po qëndron në Maqedoni, ku është takuar me homologun e saj, Nikolla Dimitrov.

Sipas bashkëbiseduesve, mundësitë e bashkëpunimit Maqedoni-Australi janët ë mëdhaja, kurse vizita e sotme konsiderohet si fillim i mbarë që mundësitë të shfrytëzohen.

Ky bashkëpunim bazohet në diasporën maqedonase në Australi që konsiderohet si urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve. Bishop ka shprehur mendimin se takime dhe vizita të këtilla do të ndodhin edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, Dimitrov ka deklaruar se kjo është një ditë e madhe sepse është nëj vizitë e parë e këtij niveli australian në Maqedoni, që nga pavarësimi i vitit 1991./Telegrafi/

Exit mobile version