Vetëm tri ditë larg konferencës virtuale Diaspora Flet, e cila këtë vit vjen me temën ‘GlobAL2020.
Diapora Flet 2020 sjell edicionin e saj të dytë me datë 19, 20, dhe 21 nëntor, me sesione të shumta diskutimi, fjalime, hapësira promovuese, panair, ankande, ngritje të fondeve, si dhe mundësi rrjetëzimi.
Diaspora Flet 2020 ka lansuar platformën e saj virtuale e cila do të mundësojë të gjitha aspektet reale të konferencës, ku do të ketë panele diskutimi me folës nga diaspora, të huaj dhe vendet amë, punëtori me tema specifike (workshops), promovime të bizneseve, duke lidhur profesionistë të industrisë, bizneseve, komuniteteve, aktivistëve dhe ekspertëve nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës në 20 vitet e fundit.
Pjesë e Konferencës ‘Diaspora Flet’ do jenë emra me renome: Presidentja Atifete Jahjaga, Biznesmeni dhe Filantropi Elvin Guri, ekspertin ndërkombëtar në çështje të diasporës, Kingsley Aikins, kampioni i boksit, Robin Krasniqi, ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana; Këshilltari Bashkiak i Nju Jorkut, Mark Gjonaj; Ministri i shtetit Shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko; Kryetarja e Parlamentit të Kantonit të Luzernit, Ylfete Fanaj, e shumë të tjerë.
Për pjesëmarrësit e interesuar, biletën për të qenë pjesë e Konferencës mund të blihet duke klikuar në vegzën https://www.accelevents.com/e/DiasporaFletGlobAL2020. Të gjitha shitjet e biletave dhe sponzorizimet janë 100% donacione për organizimin e konferencës dhe misionin e organizatës për të zhvilluar programe për afrimin e diasporës me vendin amë. /Telegrafi/