Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) bën thirrje që maqedonasit në diasporë të regjistrohen sa më shpejtë si votues, deri më 11 nëntor, kur edhe është afati i fundit i paraqitjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas DBM-së, numri i përgjithshëm i të paraqiturve është më pak se 7000. Ata bëjnë thirrje që të mos lejohet tjetër kush të vendosë për të ardhmen e tyre, prandaj kërkojnë që të regjistrohen maqedonasit e diasporës.
Votimi në diasporë do të bëhet një ditë më herët se sa në Maqedpni, pra më 10 dhjetor./Telegrafi/