Telegrafi

Diaspora e Bashkuar Maqedonase kundërshton ndërrimin e emrit të Maqedonisë

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) i mbështet tentimet e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO, por jo me çmimin e ndryshimit të emrit të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Greqia është pengesa kryesore për kërkesën e Maqedonisë për një stabilitet dhe siguri më të lartë rajonale, dhe se ka treguar pakuptueshmëri në drejtim të apsiratave të Maqedonisë për integrime euro-atlantike.

DBM-ja bën të ditur se nuk do të pranojë e as mbështetë, siç thonë, ”zgjidhje të pranueshme reciproke”, e as ndonjë referendum për të pranuar ndonjë kompromis për çështjen e emrit./Telegrafi/