Telegrafi

Diaspora e bashkuar Maqedonase: Jemi kundër Platformës Shqiptare

Diaspora e bashkuar maqedonase (DBM) mbështetë formimin e një qeverie stabile dhe dalje nga kriza politike, por politikanët nuk mundet që të pranojnë shantazhe nga partenrët e koalicionit, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

DBM-ja është duke e përcjellur situatën politike në vend ndërkaq konsideron se me shantazhe dëmtohet interesi kombëtar i Maqedonisë.

DBM-ja kundërshton pranimin e Platformës Shqiptare dhe paralajmëron partitë politike të mëdhaja, posaçërisht LSDM-në se nuk do ta pranojnë si legjitime, asnjë qeveri që do t’i vendosë interesat partiake mbi ato kombëtare./Telegrafi/