Site icon Telegrafi

Diaspora e Bashkuar Maqedonase bën thirrje për qetësim të situatës në vend

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) u bën thirrje kryetarit, qeverisë dhe të gjithë nënshkruesve të marrëveshjes së Përzhinos, si edhe sektorin qytatarë dhe shoqatat që të angazhohen për qetësimin e situatës në Maqedoni dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

DBM-ja dënon vandalizmin e disa individëve që dëshirojnë të delegjitimojnë shprehjen e arsyeshme të pakënaqësisë së popullatës, duke apeluar për bisedime që do t’i përcaktojnë hapat e mëtutjeshëm për dalje nga situata, por nëse do të duhet të ketë ndërmjetësues, atëherë të jetë nga ndonjë vend neutral të cilët nuk janë përfshirë në krizën politike, si p. sh Kanada.

Gjithashtu, DBM-ja këkron tërheqjen e vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov, si edhe shtyrjen e zgjedhjeve të 5 qershorit, duke propozuar një qeveri ekspertësh që do të ketë vetëm karakter teknik./Telegrafi/

Exit mobile version