Organizata e të shpërngulurve maqedonas në ShBA, bëri thirrje që të bojkotohet referendumi për marrëveshjen me Greqinë.
“Diaspora e Bashkuar Maqedonase konsideron se kështu pyetja e referendumit është e papranueshme për shkak karakterit manipulativ i cili fsheh përfundimin e vërtetë nga marrëveshja me Greqinë, që nënkupton ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë Veriore dhe fshirjen e historisë maqedonase. Në të njëjtën kohë, me mospërfshirjen e opozitës dhe ekspertëve në themelimin e pyetjes së referendumit, si dhe natyra konsultative e referendumit që mundëson arbitraritet politik pa dallim të mendimit publik, Diaspora e Bashkuar Maqedonase konsideron se në pyetje vendosen standardet demokratike dhe ligjore të vendit”, thonë nga kjo organizatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sipas praktikave politike botërore, referendumi konsultativ është mjet i demokracisë participuese e cila shërben për konsultim të mendimit publik para (dhe je pas), nënshkrimi i një marrëveshje bilaterale apo multilaterale. Nga këtu caktimi i referendumit konsultativ në vend të një referendumi obligativ i cili parashikohet të kushtojë 3.5 milionë euro, jo vetëm që paraqet precedent, por edhe harxhim i madh për shtetin, populli i të cilit më 8 shtator të vitit 1991 me shumicë prej 95% shpalli sovranitetin, identitetin dhe ermit e vendit të vet”, thonë nga Diaspora e Bashkuar e Maqedonasve
Kësaj organizate ju bashkuan edhe lëvizja “Ne jemi Maqedonia” për bojkotim të referendumi dhe e tha qëndrim se gjithmonë kanë qenë kundër këtij llojit të referendumit./Telegrafi/