Telegrafi

Diarra: Reali nuk mund të humbë dy herë radhazi

“Një ekip i madh në Evropë është gjithmonë ekip i madh në Evropë. Nuk mendoj se Milani është befasisht i mirë, është e vërtetë se ata kanë humbur ca në kampionatin italian, por një ndeshje e dy ekipeve të rëndësishme është gjithmonë e vështirë”.

“Një ekip i madh nuk mund të humbasë dy herë radhazi në katër ditë, dhe kjo do të ishte shumë keq për ne”, ka thënë Diarra në prag të takimit përballë Sporting Gijon./Telegrafi/