Parisi është ndriçuar për festat e fundvitit dhe nderi i ndezjes së mijëra llambushkave, që zbukurojnë bulevardin më të famshëm të kryeqytetit francez, i takoi aktores gjermane, Diane Kruger.
Aktorja në mënyrën më të mirë të mundshme kishte kombinuar ngjyrën e kaltër me të zezën, që kësaj radhe kishte vendosur të paraqitet në mënyrë paksa më alternative.