Telegrafi

Diana Qerimi prezanton koleksionin e ri “Fall For It” (Foto)

Stilistja e njohur Diana Qerimi ka prezantuar koleksionin e saj më të ri të veshjeve “Fall for it”, për sezonën vjeshtë/dimër 2016.

Kësaj radhe ajo është fokusuar në krijimin e kreacioneve të veshjeve elegante me kombinimin e xhaketave për stinën e ftohtë.

Ngjyrat e kreacineve kanë qenë të përziera, gjersa në çdo moment stilistja është kujdesur që të ketë kombinim.

Diana Qerimi

Prezantimi i këtij koleksioni është bërë edhe përmes një seti fotografik të realizuar nga Edvina Meta, me modelet Rinesa Qeriqi dhe Irisa Thaqi.

Në vazhdim ju sjellin kreacionet ekskluzive të koleksionit “Fall for It”. /Telegrafi/