Site icon Telegrafi

Diana Avdiu vazhdon bashkëpunimin me kompaninë amerikane (Foto)

Diana Avdiut i vazhdohet kontrata e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modelja Diana Avdiu, vazhdon bashkëpunimin më kompanitë më të njohura në Amerikë.

Ajo në sajë të punës së suksesshme dhe profesionale, gjatë këtyre ditëve ju ka vazhduar kontrata nga kompania amerikane “Conair” edhe për dy vjet të tjera. Modelja shqiptare ka qenë për tre vjet imazh i kësaj firme, transmeton Telegrafi.

Diana, pritet së shpejti të udhëtoj për në Amerikë dhe të qëndrojë disa javë atje.

Ndryshe firma amerikane “Conair” është firmë e cila shet produket të bukurisë dhe është një ndër firmat më me nam në botë për shitjen e këtyre produkteve. /Telegrafi/

Exit mobile version