Site icon Telegrafi

“Diamonds” koleksioni më i ri nga Flutura Dedinja (Foto)

Stilistja e njohur Flutura Dedinja ka prezantuar para publikut koleksionin e saj më të fundit vjeshtë/dimër, të titulluar “Diamonds”.

Ky koleksion përfshin gjithsej 62 kreacione, gjersa vet stilistja është shprehur se inspirimi për të realizuar veshjet nën karakteristikat e tilla, ka ardhur nga vet fjala “Diamant”, që në gjuhën e modës përkthehet si vezullim apo freski.

Posteri prezantues i koleksioni vjeshtë/dimër, “Diamonds”

Kreacionet e realizuara përfshijnë një miks ngjyrash, gjersa nuk mungojnë as zbukurimet me aksesorë, por që nuk e rëndojnë apo ngarkojnë plotësisht veshjen.

Prezantimi i këtij koleksioni është bërë në “Dardha shopping Center” në Prishtinë, ndërsa pjesë e tij kanë qenë disa prej fytyrave të njohura publike, të cilët kanë përcjellë nga afër veshjet e reja, që do të dalin në shitje.

Stilistja Flutura Dedinja

Në vazhdim Telegrafi ju sjellë disa prej veshjeve të prezantuara në koleksionin e ri “Diamonds” të stilistes Dedinja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version