Telegrafi

Diamantin e vjedhur që kushton 270 mijë eurove, ia nxorën me operacion

Ajo dyshohej se vodhi diamantin prej gjashtë karatësh, në një dyqan në Bangkok dhe e zëvendësoi me një të rremë.

Kamerat e sigurisë, e kanë regjistruar këtë veprim dhe është dhënë alarmi për gjetjen e saj.

Policia në vend, e ka gjetur gruan në aeroport, duke dashur të largohej nga vendi.

Laksativët kanë dështuar të ndihmojnë në nxjerrjen e diamantit, andaj është dashur të intervenohet në mënyrë kirurgjike.

Bangkok Post raporton se pas operacionit 12 minutësh, është nxjerrë diamanti, të cilin ajo donte ta nxjerrte jashtë vendit. /Telegrafi/