Site icon Telegrafi

Diamanti rozë në shitje për 28 milionë euro

Zyrtarët e “Sotheby’s” thanë se diamanti rozë me 24.78 karat i vendosur në një në unazë, është pjesë e një koleksioni privat.

Ky guri i çmueshëm, për herë të fundit ka qenë në shitje para 60 vitesh kur e shiti tregtari legjendar i diamanteve Harry Winston. “Gjatë karrierës sime 35 vjeçare në Sotheby’s kam parë shumë diamante të rralla e të mrekullueshme, por ky është njëri prej diamanteve më të mirë që kam parë ndonjëherë”, tha David Bennett, kryesues i Sektorit për diamante në Evropë dhe Lindjen e Mesme, njofton AFP.

Sotheby’s vlerëson se diamanti mund të mbërrijë vlerën deri në 28 milionë euro. Ankandi do të organizohet më 16 nëntor. Diamantet e kaltra, rozë dhe të gjelbër bëjnë pjesë në grupin gurëve të çmuar më të kërkuar në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version