Telegrafi

Diamanti i humb në brumin e biskotave – furra kërkon nga klientët të hanë biskotat me kujdes

Pronarja e një furre buke në Kansas, SHBA, po u kërkon klientëve të saj të hanë biskotat me kujdes pasi dyshon se diamanti i unazës së saj ka përfunduar në brumin e biskotave.

Pronarja e Sis Sweets Cookies&Cafe, Dawn “Sis” Monroe, tha se diamanti ka rënë nga unaza e saj 4,000 dollarëshe të cilën e mban në gisht që 36 vite, përcjell Telegrafi.

“Ne u kthyem në kuzhinë dhe shikuam përreth”, tha Monroe e frikësuar se guri i çmuar ka ngelur diku në brumin e biskotave.

“Nëse do ta gjeni, do të jem përgjithmonë mirënjohëse nëse e ktheni atë”, tha amerikanja. /Telegrafi/