Telegrafi

Diamanti gjigant pritet të shitet mbi 60 milionë euro (Foto)

Ky diamant që është më i madhi i zbuluar përgjatë shekullit të fundit, pritet të shitet në ankand në Londër për 63 milion euro.

‘Lesedi da Rona’ që është gjetur në Botswana të Afrikës, është i vjetër tre miliardë vjet, transmeton Telegrafi.

Guri me 1,109 karat – i dyti më i madhi në botë – pritet të thyej rekord, meqë diamanti më i shtrenjtë që është shitur ka arritur çmimin 20 milionë euro.

Me një madhësi sa topi i tenisit, ky diamant që është quajtur ‘drita jonë’ është më i madhi i gjetur në më se 100 vite.

“Ky ankand është i paparashikuar, sepse kemi të bëjmë ne një diamant unik në peshë dhe madhësi. Gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë zyrtari i shtëpisë së ankandeve, duke lënë të kuptohet se çmimi edhe mund të ngrihet. /Telegrafi/