Mbrojtësi i talentuar, Diamant Lokaj, ka deklaruar se kalimi te SV Sandhausen ka qenë ndër vendimet më të mira për zhvillimin e karrierës së tij.
Futbollisti i lindur në Rottweil në verën e vitit 2022 ndërroi skuadër duke u lareguar nga Freiburgu.
“Ishte vendimi më i mirë i karrierës time. Kurrë nuk do t’i kisha bërë këto hapa te Freiburgu”, citon Schwarzwaelder Bote fjalët e tij.
18-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të ndryshme te Freiburgu duke nisur nga të rinjtë kur ishte transferuar nga SV Zimmern në vitin 2016.
Pasi u bë pjesë e Freiburgut U-16 dhe U-17, ai vendosi të kalonte te Sandhausen, ku është angazhuar në ekipin U-19 dhe kjo skuadër është promovuar në Junior Bundesliga. /Telegrafi/