Beogradi dhe Prishtina do të përcaktojnë temat e bisedimeve mbi normalizimin e marrëdhënieve reciproke dhe roli i Bashkimit Evropian është ndërmjetës, tha sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin.
Sipas tij, Vuçiq dhe Thaçi kanë rënë dakord të intensifikojnë dialogun dhe të takohen në shtator dhe se ata kishin një diskutim intensiv dhe produktiv të kornizës së një marrëveshjeje për një normalizim gjithëpërfshirës dhe të përhershëm të marrëdhënieve.
“Një zgjidhje e qëndrueshme do të thotë një zgjidhje e qëndrueshme dhe realiste në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,” tha Martin.
Dialogu me ndërmjetësimin e BE-së, sipas tij, duhet të inkurajojë bashkëpunimin e të dy palëve dhe t’i ndihmojë ata të përparojnë në rrugën evropiane dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve. /kp/